40 Hadithet
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë i Dërguari i Allahut alejhi selam ma vendoi dorën mbi supe dhe më tha: "Jeto në dynja si të ishe i huaj a kalimtar rasti.” Ndërkaq, Ibn Omeri thoshte: “Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin dhe, kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzoje shëndetin para se të sëmuresh dhe shfrytëzoje jetën para se të të vijë vdekja.”