أَسْـتَغْفِرُ الله، أَسْـتَغْفِرُ الله، أَسْـتَغْفِرُ الله
اللّهُـمَّ أَنْـتَ السَّلامُ ، وَمِـنْكَ السَّلام ، تَبارَكْتَ يا ذا الجَـلالِ وَالإِكْـرام
اللَّهُمَّ أَعِنِّي عَلَى ذِكْرِكَ وَشُكْرِكَ وَحُسْنِ عِبَادَتِكَ
سُـبْحانَ اللهِ، والحَمْـدُ لله، واللهُ أكْـبَر 33 مرة
لا إِلَٰهَ إلاّ اللّهُ وَحْـدَهُ لا شريكَ لهُ، لهُ الملكُ ولهُ الحَمْد، وهُوَ على كُلّ شَيءٍ قَـدير
لا إِلَٰهَ إلاّ اللّهُ وحدَهُ لا شريكَ لهُ، لهُ المُـلْكُ ولهُ الحَمْد، وهوَ على كلّ شَيءٍ قَدير،
اللّهُـمَّ لا مانِعَ لِما أَعْطَـيْت، وَلا مُعْطِـيَ لِما مَنَـعْت، وَلا يَنْفَـعُ ذا
الجَـدِّ مِنْـكَ الجَـد
Sure 2 - Ajeti 99
Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.
Sure 2 - Ajeti 97
Thuaj: Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhërin e All-llahut e zbriti Kur’anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët.
Hadith
Transmetohet nga Ebu Safván Abdull-llah ibn Busr el-Eslemij (radiAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi wa salam) ka thënë: „Njeriu më i mirë është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira“. (Transmeton Tirmidhiu)
Sure 2 - Ajeti 146
Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup prej tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
Hadith
Transmetohet nga Xhabiri (radiAllahu anhu)
se Pejgamberi (salAllahu alejhi wa salam) ka thënë:
„Secili njeri do të ringjallet (në Ditën e gjykimit) në gjendjen si ka vdekur“.
(Transmeton Muslimi)
Sure 2 - Ajeti 147
E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bë nga ata që dyshojnë.